Nikola Milenkovic sipas të gjitha mundësive këtë verë do të largohet nga skuadra e Fiorentinës.
Numri i skuadrave që po interesohen për blerjen e tij çdo ditë e më shumë po vjen duke u rritur.
Calcio Mercato raporton që edhe skuadra e West Ham ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e tij.
Londinezët janë gati që të ofrojnë 15 milionë euro për shërbimet e tij dhe me një kontratë që i skadon verën e ardhshme skuadra nga Firence ka mundësi që mund ta pranojë këtë ofertë.