Më në fund Inzaghi buzëqesh: Arrihet blerja e parë 15 milionë euro!

Inter gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshjen për blerjen e parë pas largimeve të bujshme nga kjo skuadër.

Bëhet fjalë për një goditje në repartin e mbrojtjes dhe pikërisht në krahun e djahtë ku luante Achraf Hakimi.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e PSV Eindhoven, Denzel Dumfries i cili kërkonte me çdo kusht transferimin tek zikaltërit.

Tuttosport raporton që gjithçka do të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme pasi tashmë marrëveshja mes palëve është arritur.

Dumfries nuk luajti në ndeshjen kundër Ajax pasi është duke pritur thirrjen për të fluturuar në drejtim të Milanos.

Mino Raiola vërtetoi që Inter ka gati ofertën prej 15 milionë eurosh në drejtim të skuadrës holandeze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here