Sulmuesi i Real Sociedad, Alexandar Isak pritet të largohet këtë verë nga skuadra baske dhe e ardhmja e tij duket pikërisht në Serie A.
Sulmuesi i spikatur në La Liga është gati për të bërë hapin e madh në karierë dhe është në pritje të përfundimit të negociatave mes skuadrës së tij dhe skuadrës nga Apeninet.
Bëhet fjalë për Romës e Jose Mourinhos e cila tashmë tek Isak po sheh pasuesin ideal për Edin Dzekon i cili duket se i ka ditët e numëruara tek Giallorossët.
Sulmuesi i Sociedad kap vlerën e 35 milionë eurove dhe nuk do të jetë një kafshatë e lehtë për skuadrën nga kryeqyteti italian.
Por suedezi është një emër që pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho dhe transferimi duket një detyrim për skuadrën nga Olimpico.