As Dzeko e as Zapata: 50 milionë euro për zëvëndësuesin e Lukakut!

Mediat në Itali përmendën shpesh emrat e Edin Dzekos dhe Duvan Zapatas për të zënë vendin e lënë bosh nga Romelu Lukaku tek Inter.

Mirëpo këto mbetën vetëm thashetheme për shkak se Neroazzurët kanë ndërmend një emër tjetër për këtë pozicion.

Është pikërisht Dusan Vlahovic i Fiorentinës i cili pritet të zërë vendin e belgut dhe për këtë është përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për të bindur presidentin Rocco Commisso.

Gazzetta dello Sport raporton që Fiorentina dëshiron të vazhdojë me sulmuesin serb mirëpo dëshira e këtij të fundit është që të vazhdojë karierën tek një skuadër e madhe dhe Inter është gati ti ofrojë këtë mundësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here