I thotë lamtumirë Napolit: Insigne fillon bisedimet me gjigantin e Serie A!

Atë që e paralajmëroi javë më parë tashmë po e realizon.

Lorenzo Insigne bëri të ditur më herët që do të largohet nga skuadra e Napolit, lajm ky që alarmoi presidentin e skuadrës Aurelio De Laurentiis.

Ai u përpoq të bindte italianin për të qëndruar akoma në stadiumin Diego Armando Maradona mirëpo gjithçka rezultoi e kotë për shkak se Insigne tashmë ka filluar negociatat me skuadrën e tij të ardhshme.

Bëhet fjalë për Interin e Simone Inzaghit e cila po rivalizonte me Milanin për të siguruar shërbimet e tij.

Mirëpo Napoli nuk është dorëzuar dhe për ta lënë atë të lirë do të kërkojë një shifër prej 30 milionë eurosh ose në të kundërt Interi duhet të presë verën e ardhshme për të siguruar shërbimet e tij me parametra 0.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here