Milan nuk e ka mbyllur me merkaton, Rosonerët kanë gati tre super përforcime për të synuar Scudetton.
Te Milan po punojnë për skuadrën e sezonit të ri dhe Rosonerët do të bëjnë edhe disa goditje në merkato për të qenë pretendent për titullin.
Nga San Siro u larguan Donnarumma dhe Calhanoglu, ndërsa u transferuan Giroud, Maignan dhe Toure.
E përditshmja italiane Il Giornale, Rosonerët kanë gati edhe tre goditje në merkato.
Goditja e parë do të jetë transferimi i Alessandro Florenzit nga Roma për krahun e djathtë të mbrojtjes. Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe zyrtarizimi pritet të ndodh javën që vjen.
Emri i dytë është Hakim Ziyech, i cili është objektivi kryesorë i Rosonerëve për vendin e lënë bosh nga Calhanoglu.
Përforcimi final për këtë merkato do të jetë një mesfushor cilësor dhe Rosonerët kanë piketuar Tiemoue Bakayokon.
Në rast se Milan arrin të transferojë këtë treshe deri në përfundim të merkatos, nuk ka dyshim se Rosonerët do të jenë favorit për ta fituar Scudetton.