Shkëmbim spektakolar: Dejan Kulusevski largohet nga Juventusi

Lajm i bujshëm nga Italia, Dejan Kulusevski largohet nga Juventusi. 

Sulmuesi i Juventusit, Dejan Kulusevski, mund të largohet nga Zonja e Vjetër pas vetëm një sezoni në Allianz Stadium.

Kulusevski u transferua te Juventusi vitin e kaluar për 40 milionë euro, mirëpo nuk ka bindur shumë me Biankonerët.

Suedezi ka shënuar 7 gola në 47 ndeshje dhe drejtuesit e Juventusit janë të hapur për shitjen e tij.

Siç raporton Calcio Mercato, Barcelona synon të përfitojë nga kjo situatë dhe Katalanasit janë të gatshëm t’ia ofrojnë Juventusit kartonin e Ousmane Dembeles ose Philippe Coutinhos në këmbim të Kulusevskit.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi, pasiqë Barcelona dhe Juventus kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here