Asgjë nga Zapata: Inter transferon një tjetër super sulmues

Edhe pse ishte e sigurt se Duvan Zapata do të transferohej te Interi, marrëveshja mes klubeve nuk është arritur.

Zapata ka arritur marrëveshje personale me Interin, mirëpo duket se Neroaxurët nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët me Atalantën për kartonin e kolumbianit.

Tuttosport, raporton se Inter ka kthyer vëmendjen kah opsionet e tjera si Correa, Insigne dhe Jovic.

Mirëpo në pole-position për tu transferuar në Meazza është Luka Jovic, pasiqë Inter mund ta huazojë atë.

Perez është i gatshëm ta huazojë Jovicin, madje edhe ta paguaj një pjesë të pagës së sulmuesit serb, prandaj ai shihet si opsioni ideal nga Neroaxurët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here