Tiemoue Bakayoko mbetet në Serie A, por me skuadër të re.
Mesfushori i Chelsea, Bakayoko është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Itali.
27-vjeçari e njeh shumë mirë futbollin në Itali dhe interesimi për të është shumë i madh.
Bakayoko është i lidhur me një rikthim te Milani, mirëpo sipas raportimeve të fundit në garë për francezin është përfshirë edhe Juventus.
Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mesfushës dhe e shohin Bakayokon si përforcimin ideal.
Zonja e Vjetër është e gatshme ta blej kartonin e Bakayokos për 20 milionë euro dhe janë favorit për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.