Inter nuk ka të ndalur: Neroaxurët transferojnë yllin 40 milionësh

Neroaxurët nuk kanë të ndalur, zbulohet super goditja e rradhës.

Inter e shiti Romelu Lukakun te Chelsea për 115 milionë euro dhe në vend të tij e transferuan Edin Dzekon me parametra zero.

Mirëpo nuk mbaron me kaq. Inter synon të transferojë edhe një tjetër sulmues dhe disa emra janë përmendur së fundmi.

Sipas raportimeve të fundit, sulmues i ri i Interit sipas të gjitha gjasave do të jetë Marcus Thuram.

Sky Sport, shkruan se Neroaxurët kanë nisur bisedimet me agjentin e Thuram, Mino Raiola.

Thuram mund të luaj në të gjitha pozicionet në sulm dhe prandaj Marotta e sheh si përforcimin ideal.

Borussia Monchengladbach kërkon 40 milionë euro për Thuram, shifër të cilën Neroaxurët janë të gatshëm ta paguajn.

Thuram ka luajtur 40 ndeshje sezonin e kaluar dhe ka realizuar 11 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here