Bombë nga Italia: McKennie transferohet te rivalët e Juventusit

Weston McKennie te rivalët e përjteshëm të Juventusit.

Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie mund të largohet nga Zonja e Vjetër pas vetëm një sezoni.

Amerikani u transferua te Juventus vitin e kaluar dhe në 46 ndeshje me Biankonerët ka realizuar 6 gola dhe 3 asistime.

Me ardhjen e Locatellit McKennie do ta ketë të vështirë të fitojë shumë minuta dhe Agnelli dëshiron ta huazojë amerikanin.

Calcio Mercato, raporton se nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani, pasiqë Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mesfushës.

Milan dhe Juventus kanë marrëdhënie të mira dhe bisedimet prite të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here