Maldini nuk ka të ndalur: Milan siguron super përforcimin e rradhës

Milani është afër rikthimit të Tiemoue Bakayokos i cili mbajti veshur fanellën kuqezi në sezonin 2018-2019.

27-vjeçari është futbollist në pronësi të Chelsea, por që prej transferimit të tij në vitin 2017 në Londër, 3 sezonet e fundit i ka kaluar në huazim.

Milani e shikon si një vlerë të shtuar për mesfushën pasi Bakayoko e njeh ambientin kuqezi dhe do të ishte një plus për zgjedhjet e Piolit.

Agjentët e lojtarit kanë qenë ditën e sotme në Milanelo për tu takuar me drejtuesit e Milani dhe tani mbetet për tu diskutuar vetëm formula e transferimit.

Maldini mund të përdori të njëjtën formulë që përdori e afrimin e Giroud, huazim me të drejtë blerje dhe shumë shpejt pritet të mbyllet ky transferim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here