Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha në Europë për shkak të paraqitjeve të jashtëzakonshme të tij.
Nënshkroi me Dortmund në janar të 2020 mirëpo verën e ardhshme do hyjë në fuqi klauzola për largimin e tij me një vlerë prej 80 milionë eurosh.
Momentalisht gjermanët janë në gjendje të kërkojnë sa të duan për ta shitur atë por ka ndodhur e kundërta, duke refuzuar të gjitha ofertat që kanë ardhur në drejtim të 21 vjeçarit.
Juventus nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga synimi për transferimin e norvegjezit dhe transferimi i mundshëm i Kylian Mbappe tek Real Madrid i hapë rrugën Biankonerëve.
Zonja e Vjetër këtë verë ose tjetrën do të mbetet pa Cristiano Ronaldon dhe në këtë mënyrë do ti hapet rruga transferimit të Haaland.