Të zënë duke u marrë me çështjen e Cristiano Ronaldos, skuadra e Juventusit tashmë është zënë në befasi nga Roma për një tjetër emër që synonin ta transferonin këtë ditë.
Ditët e fundit të merkatos kanë sjellur një përplasje mes dy gjigantëve të Serie A, Romës dhe Juventusit.
Jose Mourinho ka nuhatur shumë mirë situatën dhe tashmë është gati për surprizën e hidhur ndaj Massimiliano Allegrit.
Bëhet fjalë për yllin e Borussia Dortmund, Axel Witsel i cili ishte shumë pranë transferimit tek Juventus por tashmë belgu duket se ka kthyer sytë kah kryeqyteti italian.
Me një kontratë që i skadon në qershor të 2022, gjermanët janë të detyruar për shitjen e tij dhe Giallorossët pritet të bëjnë një ofertë për të në ditët e fundit të kësaj merkatoje.