Lamtumirë Cristiano: Zëvëndësues surprizë nga jashtë Italisë!

Cristiano Ronaldo ka shumë mundësi që do të largohet nga Juventusi gjatë orëve të ardhshme dhe Juventus tashmë ka gati emrin që do zërë vendin e tij.

Portugezi tashmë dëshiron largimin nga Torino dhe kjo gjë është diçka e dukshme pasi një transferim tek Manchester City po përflitet çdo ditë e më shumë.

Por pikërisht nga skuadra e Guardiolës pritet që të vijë edhe zëvëndësuesi i tij.

Gabriel Jesus është një objektiv që nuk është i ri për Biankonerët dhe tani mundësia e duhur ka trokitur në derë për skuadrën e Allegrit.

Në këtë mënyrë edhe City do të jetë e gatshme ta lejojë transferimin e tij në Allianz Stadium nëse do të sigurojnë shërbimet e CR7 dhe Zonja e Vjetër ndahet e kënaqur që do heqë një barrë të madhe financiare siç është paga e portugezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here