Pioli buzëqesh: Nesër mesfushori i ri dhe pastaj edhe dy blerje të reja!

Skuadra e Milan i ka rikthyer buzëqeshjen teknikut të saj, Stefano Piolit me një merkato dominuese në Serie A.

Gjatë ditës së nesërme në San Siro pritet të mbërrijë Tiemoue Bakayoko nga skuadra e Chelseas mirëpo ai nuk do të jetë përforcimi i fundit për këtë verë.

Rossonerët kanë gati edhe 20 milionë euro të tjera për dy transferime të tjera gjatë ditëve të fundit të merkatos.

Emri i parë është ai i Yacine Adli i Bordeaux siç bën të ditur e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport.

Ndërsa emri i dytë është ai i Jesus Coronas i cili në San Siro pritet që të vijë nga skuadra portugeze e Portos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here