Largohet nga Arsenal: Willian si futbollist i lirë nënshkruan me gjigantin italian!

Arsenal dhe Willian janë marrë vesh për të ndërprerë bashkëpunimin në mes tyre, dy vjet para se kontrata aktuale ti skadojë.

Braziliani pranoi largimin pas një sezoni të parë zhgënjyes pasi u bashkua me Topçinjtë nga skuadra e Chelseas në një transferim falas gjatë verës së kaluar.

Sipas raportimeve të mediave italiane, ai tashmë është në radarët e 7 herë kampionit të Europës, Milan.

Rossonerët janë të angazhuar seriozisht për transferimin e brazilianit dhe kushti i vetëm nga ta është që ai të pranojë një ulje drastike të pagës për të nënshkruar kontratën në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here