Juventus dhe Real Madrid kanë muaj që kanë shfaqur interesim të madh për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar të Barcelonës, Ilaix Moriba.
Mirëpo tashmë të dy gjigantët europianë duket se janë tërhequr nga kjo garë për shkak të ‘Aleancës’ që u krijua nga Superliga Europiane që u iniciua nga Florentino Perez.
Ky fakt tashmë i ka hapur rrugët një tjetër skuadre të madhe italiane për të tentuar transferimin e tij.
Tashmë favoriti kryesor për të blerë kartonin e tij është Milani, skuadër e cila do kërkojë të sigurojë kartonin e para një rinovimi të kontratës e ta marrë me parametra 0.
Katalanasit nuk janë në gjendje që të rrisin pagat e futbollistëve për shkak të borxhit të thellë të akumuluar dhe kjo është mundësia ideale për Maldini që të sigurojë shërbimet e mesfushorit të talentuar.