Sulmuesi i Monacos po e sheh rikthimin në Serie A më afër se kurrë.
Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë agjenti i futbollistit i cili bëri të ditur që në drejtim të klientit të tij ka ardhur një ofertë prej skuadrës së Interit.
Federico Pastorello bëri të ditur që Simone Inzaghi ka kërkuar transferimin e tij pasi e njeh shumë mirë atë dhe gjithçka tashmë është në duart e sulmuesit.
26 vjeçari aktualisht është pjesë e Monacos por ka një kontratë që skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Balde kishte qenë pjesë e Interit gjatë sezonit 2018-2019 ku arriti që të shënonte 5 gola dhe të asistojë 2 herë në 25 takime të zhvilluara.