Poshtë të gjitha parashikimet: Ronaldo tek rivalët e Manchester City!

Kur të gjithë po presin një transferim të Cristiano Ronaldos tek Manchester City, ka ndodhur ajo që askush nuk e paramendonte.

Gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano ka bërë të ditur që dëshira e portugezit është që të rikthehet tek Manchester United dhe për këtë është duke u angazhuar personalisht.

Manchester United është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për portugezin por Zonja e Vjetër ka plane të tjera.

Marrëveshja tashmë është arritur dhe gjithçka pritet që të përfundojë ditën e dielë kur ai do të kryejë testet mjekësore në Old Trafford.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here