Beppe Marotta është akoma shumë aktiv orëve të fundit të merkatos por kësaj rradhe jo për të blerë por për të shitur futbollistë.
Pas shitjes së Lukakut Inter nuk u dorëzua por arriti që menjëherë të sigurojë emrat e Edin Dzekos, Denzel Dumfries dhe së fundmi Joaquin Correa.
Mirëpo këto 3 blerje do të kenë edhe koston e saj që duhet të paguhet me dy largime gjatë ditëve të ardhshme.
Sport Mediaset bën të ditur që Beppe Marotta ka filluar negociatat me skuadrën franceze të Brest për shitjen e Agoume dhe Salcedo.