Gazetari i mirënjohur italian Nicolo Schira ka bërë të ditur që Juventus ka gati goditjen e madhe gjatë orëve të fundit të kësaj merkatoje.
Zonja e Vjetër ka qenë deri më tani në kërkim të një emri me përvojë në mesfushë dhe tashmë emri i duhur është gati.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Barcelonës, Miralem Pjanic i cili qysh prej në fillim të kësaj vere kërkoi rikthimin tek ish skuadra e tij.
Agjenti i boshnjakut, Fali Ramadani tani është duke negociuar për detajet e fundit të marrëveshjes dhe Barcelona ka rënë dakord për një huazim ku do ti paguajë gjysmën e pagës së boshnjakut.