Për të zëvëndësuar Cristiano Ronaldon, Juventusi u fokusua vetëm tek Moise Kean i cili ju bashkangjitë në sulm Paulo Dybalas dhe Alvaro Moratas por vetëm ky përforcim nuk po duket i kënaqshëm.
Kjo pasi tekniku Massimiliano Allegri është duke kërkuar edhe një emër tjetër për sulmin që tashmë është gjetur dhe pritet të transferohet gjatë muajit janar.
Bëhet fjalë për Mauro Icardin i cili pritet të lërë PSG-në për shkak të pamundësisë për të fituar një vend titullari tek skuadra e Pochettinos.
Blerja e dytë do të bëhet për repartin e mbrojtjes dhe se nuk është bërë akoma i ditur emri i mbrojtësit që do vijë në Allianz Stadium.