Beppe Marotta është duke përgatitur një surprizë të hidhur për skuadrën e Romës me në krye Jose Mourinhon sa i përket merkatos.
Corriere dello Sport bën të ditur që Giallorossët janë tejet të interesuar që në janar të sigurojnë falas shërbimet e futbollistit të Zenit St.Petersburg, Sardar Azmoun.
Jose Mourinho është një admirues prej një kohë të gjatë i talentit Azmoun qysh prej kohës kur drejtonte Tottenhamin.
Por rruga deri tek transferimi i tij duket se nuk është aspak e lehtë pasi në garë tashmë për të ka hyrë Interi me në krye Beppe Marottan.
Italiani po kërkon të shfrytëzojë mundësitë që ka gjë që ka krijuar shqetësim tek kryeqytetasit të cilët mund të mbeten pa iranianin në afatin e janarit.