I pakënaqur në Stamford Bridge: Jorginho tek gjiganti i Serie A!

Mesfushori i skuadrës së Chelseas, Jorginho pritet që të largohet nga Londra më herët se që ishte parashikuar duke marrë parasysh faktin që kontrata i skadon në vitin 2023, zbuloi agjenti i tij Joao Santos.

29 vjeçari u transferua në Stamford Bridge në vitin 2018 nga Napoli për një shifër prej 57 milionë eurosh dhe pas triumfit në Champions League tashmë ka zbuluar dëshirën e tij për tu rikthyer në Apenine.

‘Ai ka një marrëveshje me Blutë deri në qershor të 2023 mirëpo pas fitimit të Champions League ai dëshiron të rikthehet në Itali por do të shohim si është gjendja në merkato’- deklaroi për mediat Joao Santos.

Mediat në Apenine tashmë kanë publikuar lajmin që mesfushori i Chelseas pritet të transferohet tek Juventus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here