Duket se Milan nuk e ka të shkruar që të gjejë qetësinë këtë vit për shkak të largimeve tjera që mund të ndodhin dhe bëhet fjalë për futbollistë kyç.
Pas Franck Kessie i cili tashmë po kërkohet me ngulm nga Paris Saint Germain, një tjetër emër tashmë ka përfunduar në radarët e Manchester Cityt.
Blutë tashmë janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e mbrojtësit anësor, Theo Hernandez.
Rossonerët e transferuan Hernandez në vitin 2019 nga skuadra e Real Madrid por tashmë një largim i tij nga Milano duket shumë pranë të ndodhë.