Sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix ‘u zvarrit’ në merkaton e verës por në fund spanjollët nuk e shfrytëzuan të drejtën e shitjes.
Ish futbollisti i Benficas tashmë ka rënë në plan të dytë për Diego Simeonen qysh prej rikthimit të Antoine Griezmann në Wanda Metropolitano dhe me mundësinë e para pritet që ta lëshojë Madridin.
Los Colchoneros po kërkojnë plot 80 milionë euro për shitjen e tij dhe skuadra më e interesuar deri më tani është Juventusi e cila po kërkon një zëvëndësues për Cristiano Ronaldon.
Felix nuk do të ishte kundër këtij transferimi por të dy palët duhet që të gjejnë një akord për çmimin e tij.