Handanovic pranë fundit: Inter ka gjetur pasuesin e sllovenit!

Inter po përgatitet për largimin e kapitenit të saj, Samir Handanovic në fund të këtij sezoni që sapo ka filluar.

Portieri slloven ka paralajmëruar se mund të largohet nga Neroazzurët, pasi ai tashmë është një veteran.

37-vjeçari ditë më parë deklaroi se do të të jetë sezoni i fundit me fanelën e Interit dhe gjiganti italian ka filluar të mendojë për zëvëndësuesin ideal të tij.

Portieri gjerman i Arsenalit, Bernd Leno po shihet si zëvendësuesi adekuat për sllovenin Samir Handanovic.

Mediat në Itali kanë raportuar se Inter është gati të futet në bisedime me Arsenalin për transferimin e Lenos qysh në afatin kalimtar të janarit.

Topçinjtë kanë blerë tanimë anglezin Ramsdale dhe nuk do ta ndalojnë Lenon të largohet nga klubi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here