Giacomo Raspadori është njëri nga sulmuesit e rinj më të vlerësuar në futbollin italian.
Sulmuesi italian është duke kaluar formë shumë të mirë me Sassuolon dhe së fundmi ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A e Italisë, ku shënoi edhe një gol.
21-vjeçari falë paraqitjeve të mira është bërë shënjestër e disa skuadrave të mëdha si Inter dhe Juventus.
Por kampioni në fuqi i Italisë, është favorit për t’i siguruar shërbimet e lojtarit, pasi vet Raspadori e ka pranuar se ka qenë gjithmonë tifoz i Interit.
“Do të isha një gënjeshtar nëse do të thosha se nuk jam i kënaqur nga interesimi i Interit. Por ekziston koha e duhur për çdo ambicie”, ka thënë sulmuesi rreth interesimit të Neroazzurëve
Siç raporton Tuttosport, Neroazzurët duan transferimin e lojtarit në janar të vitit të ardhshëm.
Por edhe nëse do ta transferojnë, Inter është gati ta lë Raspadorin në huazim tek Sassuolo deri në përfundim të sezonit. Klubi gjelbër e zi është gati ta lejojë talentin e saj të largohet për një shumë rreth 35 milionë euro.