A do të luaj Ibra ndaj Juventusit? Merret vendimi final…

Do të jetë nesër ndaj Juves apo jo? Merret vendimi final për Ibrën dhe sulmin.

Zlatan Ibrahimovic. është ndalur për shkak të shpërthimit të inflamacionit në tendinën e Akilit.

40-vjeçari (i mbush për pak ditë) u kthye në fushë të dielën kundër Lazios për herë të parë, pasi pësoi dëmtimin e gjurit në maj, duke gjetur gjithashtu rrugën e golit.

Milani do të duhet të heqë dorë nga Ibra për ndeshjen e madhe, që do ta luajë nesër mbrëma kundër Juventusit.

Suedezi bëri stërvitje individuale dje pasdite, por nuk është gati për t’u kthyer në veprim. Me sezonin ende për t’u luajtur, Ibra vendosi t’i marrë gjërat me qetësi, për t’u shëruar plotësisht nga inflamacioni i tendinës së Akilit.

Ashtu si Messias, edhe Bakayoko po lufton me një dëmtim të pulpës së këmbës, çka do ta mbajë jashtë fushave për disa ditë.

Këtë mëngjes, Pioli largoi edhe dyshimin e vetëm në sulm. Rebic është aktualisht favorit për fanellë titullari, sepse Giroud vuan nga një shqetësim i lehtë në shpinë.

Francezi pritet të hyjë në pjesën e dytë, siç bëri në Ligën e Kampionëve në mesjavë, në “Anfield”.

Një stafetë që pret kthimin e Ibrës dhe rikuperimin e plotë të Pietro Pellegri, sulmuesi tjetër që Stefano Pioli shpreson ta ketë sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicion.

Ndërsa Rafael Leao do të përdoret në pozicionin e krahut të majtë, me detyrën për të ndihmuar Rebic të sulmojë hapësirat dhe të shënjestrojë mbrojtjen e Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here