Kessie drejt largimit, Milan ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Franck Kessie sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Milani në fund të sezonit, pasiqë nuk po arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Rosonerët kanë filluar të kërkojnë zëvendësuesin e tij dhe sipas “Estadio Deportivo”, Milani po ndjek William Carvalho të Real Betis.
Carvalho ka kontratë me Betisin deri në vitin 2022, ndërsa vlera e tij në treg është 15 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Milanin.