E bujshme: Castagne rikthehet në Serie A

Timothy Castagne në janar rikthehet në Serie A.

Ish-futbollisti i Atalantës dhe tani pjesë e Leicester, Timothy Castagne në janar mund të rikthehet në Itali.

Castagne u largua nga Atalanta verën e kaluar për 20 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të ambientohet në mënyrën më të mirë te Leicester.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruajtur se Castagne në janar mund të rikthehet në Serie A, pasiqë interesim për të ka shfaqur Interi.

Inzaghi e sheh Castagnen si një përforcim ideal, pasiqë belgu mund të luaj nga të dy krahët e mbrojtjes, por edhe në mesfushë.

25-vjeçari do të ishte zëvendësuesi ideal i Perisic, i cili pritet të largohet nga Interi.

Castagne ka kontratë me Leicester deri në vitin 2025, mirëpo klubi anglez është i gatshëm ta lërë të lirë për 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here