E bujshme: Raheem Sterling transferohet në Serie A

Manchester City është mes klubeve që investon më shumë në merkato, siç ka treguar edhe në sesionin e verës me blerjen e Grealish.

Megjithatë, Guardiola ka ndërmend të vazhdojë ta përmirësojë skuadrën, për të pasur një ekip gjithmonë e më të kompletuar pasi ka rinovuar kontratën e tij me Citizens deri në 2023-shin.

Objektivi i ri, sipas Don Balon, tani quhet Mikel Oyarzabal.

Futbollisti i Real Sociedad ka përfunduar në shënjestrën e trajnerit spanjoll dy vite më parë, por pretendimet ekonomike e kanë bërë të pamundur blerjen e lojtarit, të vlerësuar 70 milionë euro.

City ka vendosur të blejë Ferran Torres, që i ka kushtuar 30 milionë euro, por duket se dëshira për Oyarzabal ka mbetur. Për këtë arsye, tani, Guardiola po mendon për një zgjidhje.

Shpërthimi i Phil Foden i ka hequr hapësira Sterling-ut në formacionin titullar, gjë që do ta shtynte sulmuesin që të largohej nga Qytetarët, në drejtim të Juventus-it.

Largimi i anglezit në janar nuk është aq i pabesueshëm, veçanërisht përballë faktit që bardhezinjtë duhet të përforcojnë ekipin për pjesën e dytë të sezonit.

Me shitjen e tij, City mund të ofrojë 75 milionë eurot e parashikuara në klauzolën për prishjen e parakohshme të kontratës së Oyarzabal, një shifër të përafërt me atë që do të fitonte nga shitja e Sterling.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here