Beppe Marotta po vazhdon të njejtën politikë sa i përket merkatos duke dobësuar rivalët direkt për titull dhe duke mos prekur financat e klubit.
Drejtori i Neroazzurëve tashmë është pranë arritjes së një marrëveshje me një futbollist të Juventusit, transferim ky që pritet të ndodhë me parametra 0.
Bëhet fjalë për Federico Bernardeschin i cili nuk po kalon një periudhë të mirë tek Torino dhe pikërisht këtë situatë po kërkojnë që ta shfrytëzojnë drejtuesit e Neroazzurëve.
Insigne me shumë mundësi do rinovojë kontratën me Napolin, gjë që ka ndikuar që vëmendja e Marottas të zhvendoset plotësisht tek ylli i Zonjës së Vjetër.
Afati i janarit pritet që të shënojë kthesën e madhe në këto negociata mirëpo nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë gjithçka do të shtyhet për merkaton verore.