Asgjë nga rinovimi: Vlahovic tek gjiganti i Serie A!

Kur skuadra e Fiorentinës po shpresonte që të arrinte një marrëveshje të re me sulmuesin e saj, Dusan Vlahovic por gjërat kanë filluar të marrin një kahje tjetër.

Siç raporton Sky Sport, negociatat në mes të Fiorentinës dhe agjentit të sulmuesit serb po bëhen çdo ditë e më të komplikuara.

Fiorentina i ka ofruar një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh plus 2.5 milionë euro shpërblime në rast nënshkrimi të kontratës.

Por një gjë e tillë nuk po merret parasysh për shkak të ofertave të shumta që kanë ardhur në drejtim të sulmuesit serb.

Këtë situatë më së miri po kërkon ta shfrytëzojë Juventusi e cila ka muaj që është vënë në ndjekje të serbit i cili do të ishte emri ideal për qendrën e sulmit tek Zonja e Vjetër.

Dusan Vlahovic ka një klauzolë prej 80 milionë eurosh për tu larguar nga Firence.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here