Lajm bombastik nga Spanja, Inter dhe PSG kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.
Nicolo Barella është njëri nga lojtarët më të kërkuar falë paraqitjeve mbreslënëse me Interin.
Interesim për Barellan kanë shfaqur Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United, ndërsa garës i është bashkuar edhe PSG.
Portali i njohur spanjoll për transferime Don Balon, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Nicolo Barella mund të transferohet në Paris verën e ardhshme.
Don Balon shkruan se PSG ka përgatitur ofertën joshëse për Interin për Barellan.
Parisienët do tia ofrojnë Interit kartonin e Gergionio Wijnaldum dhe 65 milionë euro në këmbim të Barellas.
Neroaxurët janë në krizë financiare dhe nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni.