Oferta prej 50 milionë eurove ka arritur: Dumfries largohet nga Interi

Përsëritet rasti Hakimi, Denzel Dumfries largohet nga Interi pas vetëm një sezoni.

Denzel Dumfries ka surprizuar të gjithë me paraqitjet e tij te Interi. Holandezi u transferua në Meazza nga PSG për 12.5 milionë euro.

Dumfries ka luajtur tetë ndeshje me Neroaxurët dhe ka bërë një asistim ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2025.

Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, raporton se Real Madrid synon transferimin e Dumfries verën e ardhshme

Los Blancos e shohin 25-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Dani Carvajal dhe Perez nuk e ka ndërmend të kursehet.

Todo Fichajes, shkruan se Reali është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro, ofertë të cilën Inter vështirë se do ta refuzoj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here