Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta do të ketë shumë probleme në dy afatet e ardhshme kalimtare.
Emri i rradhës që është shumë pranë largimit është Ivan Perisic.
Përfaqësuesi i kombëtares kroate akoma nuk ka nënshkruar një kontratë të re me Neroazzurët dhe kjo ka bërë nervoz Beppe Marottan i cili i ka dhënë një ultimatum kroatit.
Kontrata aktuale e Perisic skadon në fund të këtij sezoni.
Ai momentalisht përfiton 5 milionë euro në sezon ndërkohë që me ofertën e re Neroazzurët i kanë ofruar atij vetëm 3 milionë për sezon dhe për këtë arsye akoma nuk dihet nëse ai do të pranojë këtë ofertë.