Milan ‘hap thesin’: 40 milionë euro për sulmuesin e ri!

Blerja e një sulmuesi të ri për Milanin është një obligim emergjent për shkak se Zlatan Ibrahovic me shumë gjasa verën e ardhshme do të largohet përfundimisht nga San Siro.

Rossonerët po kërkojnë një sulmues të ri me tipare si të Abraham të Romës dhe tashmë një listë është përpiluar me emrat e mundshëm që do zënë vendin e suedezit.

Emri i parë është i atij të yllit të Lille, Jonathan David.

Marrëdhëniet mes Milanit dhe Lille janë të shkëlqyera dhe një marrëveshje e tillë nuk do të dojë shumë kohë për tu arritur.

Emri tjetër është ai i Alexander Isak, suedezi i lindur në vitin 1999 mund të zërë vendin e Ibrahimovic jo vetëm tek Rossonerët por edhe në kombëtaren suedeze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here