Lajm i keq për Milan: Yll i skuadrës pozitiv me COVID-19!

Pas Theo Hernandez që rezultoi pozitiv me COVID-19 tashmë kësaj liste i shtohe edhe një emër i rëndësishëm që do të mungojë në ndeshjen kundër Veronas.

Rossonerët gjatë mbrëmjes së djeshme kanë bërë të ditur që edhe Brahim Diaz është diagnostifikuar me virusin.

Kuqezinjtë ka konfirmuar se lojtarët janë mirë dhe në izolim, sipas protokollit të parashikuar nga autoritetet shëndetësore.

“AC Milan njofton se Brahim Diaz rezultoi pozitiv në testin e kryer sot”.

“Lojtari është mirë dhe është i izoluar në shtëpi. I gjithë ekipi është testuar dhe ka rezultuar negativ”, thuhet në njoftimin e klubit.

Milani po lufton me shumë lëndime, ndërsa ende nuk është kthyer as Zlatan Ibrahimovic.

Junior Messias dhe Tiemoue Bakayoko janë ende duke u shëruar nga dëmtimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here