Surpriza e janarit: Belotti me skuadër të re që askush nuk e priste!

E ardhmja e Andrea Belottit ka qenë njëra ndër temat më të diskutuara gjatë verës që lamë pas dhe sulmuesi i kombëtares italiane duket se do largohet nga Torino në merkaton dimërore.

Ylli i skuadrës veriore tashmë po kërkohet edhe nga Fiorentina e cila është tashmë një pretendente serioze për blerjen e tij.

Calciomercato ka bërë të ditur që skuadra La Viola po tenton transferimin e tij duke përfshirë në bisedime edhe shërbimet e mesfushorit të tyre, Sofyan Amrabat.

Inter dhe AC Milan janë gjithashtu në garë për Belottin mirëpo dy gjigantët e qytetit të modës po preferojnë verën e ardhshme kur do ti skadojë kontrata atij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here