Milan po studion mundësitë dhe kushtet që ka për merkatot e ardhshme.
Rossonerët deri më tani i kishin të qarta politikat e tyre në merkato, emra të rinj dhe jo shumë të shtrenjtë ku klubi mund të varet në ta për të ardhmen.
Mirëpo e ardhmja e paqartë e Franck Kessie ka sforcuar drejtuesit e skuadrës veriore që të bëhen gati për një transferim të shtrenjtë.
La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që objektivi kryesor i Milanit është Ioao Palhinha, epiqendra e Sporting por që kapë vlerën e 50 milionë eurove.
Dy objektivë të tjerë të Rossonerëve janë edhe Vitinha i Portos dhe Paulo Bernardo i Benficas.