Sulm i dyfishtë: Newcastle transferon dy yjet e Juventusit!

Juventus ndodhet në një periudhë tranzicioni dhe merkatoja e ardhshme pritet që të karakterizohet me largime dhe blerje të reja.

Biankonerët po bëhen gati për një largim të dyfishtë nga skuadra, largime këto që pritet të ndodhin në drejtim të Newcastle United.

Mohamed bin Salman në planet e tij për skuadrën e re ka futur edhe dy emra të Juventusit ku bëhet fjalë për Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Siç raporton ESPN, këta dy emra pritet që të jenë përforcimet e para të skuadrës angleze ndërkohë që në listën e sheikut janë edhe dy emra tjerë të mëdhenj.

Ousmane Dembele nga Barcelona dhe emri tjetër është ai i uellsianit Gareth Bale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here