Marotta gati 3 lëvizje të mëdha në janar!

Drejtori i Interit, Beppe Marotta është duke planifikuar 3 lëvizje të mëdha në afatin kalimtar të janarit që do të sjellin qetësinë e munguar në skuadrën e Interit.

Siç raporton Calciomercato, Marotta po konsideron mundësinë e largimit të Alexis Sanchez pasi paga e tij është një problem serioz për financat e Neroazzurëve.

Dy lëvizjet e para pritet që të jenë rinovimet me Nicolo Barellan dhe Marcelo Brozovic i cili është shndërruar në një problem të madh për zërat që thonë se ai mund të largohet nga Interi shumë shpejt.

Dhe për fund pritet që Marotta të arrijë një marrëveshje me kapitenin e Napolit, Lorenzo Insigne i cili ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni me Napolin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here