Oferta joshëse ka arritur, Lautaro Martinez largohet nga Interi.
Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Interi.
Që nga transferimi i tij në Meazza, Lautaro ka shkëlqyer në çdo sezon duke bërë që gjigantët e tjerë europian ta dëshirojnë 24-vjeçarin në rradhët e tyre.
Portali i njohur italian Calcio Mercato, raporton se Chelsea synon transferimin e Lautaros verën e ardhshme dhe Blutë e Londrës kanë gati madje edhe ofertën.
Për kartonin e Lautaros, Chelsea do tia ofrojë Interit kartonin e Timo Werner dhe 50 milionë euro.
Neroaxurët janë në gjendje të vështirë financiare dhe janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Bluve.