E bujshme: Saul transferohet në Serie A

Saul Niguez te gjiganti italian!

Mesfushori i Atletico Madrid, i huazuar te Chelsea, Saul Niguez, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit.

Spanjolli nuk po arrin të lërë gjurmë te Chelsea dhe Blutë e Londrës nuk e kanë ndërmend ta blejnë kartonin e tij.

Saul do të rikthehet te Atletico Madrid dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Juventusi, shkruan Calcio Mercato.

26-vjeçari pëlqehet shumë nga Allegri dhe Agnelli është i gatshëm që ta transferojë spanjollin në Allianz Stadium.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here