Merret vendimi: Në janar largohet ylli i Zonjës së Vjetër!

Gjatë ndeshjes së ndjeshme kundër Interit në San Siro, Juventusi ishte e dëshpëruar me shumë futbollistë të skuadrës së saj.

Veçanërisht një futbollist i Zonjës së Vjetër e pati të pamundur që të kishte sadopak ndikim në skuadrën e Allegrit.

Bëhet fjalë për 23 vjeçarin Weston McKennie i cili tashmë nuk pëlqehet fare nga tekniku italian dhe shitja e tij në janar tashmë duket të jetë një punë e kryer.

Cherubini ka filluar punën tashmë për shitjen e tij të shpejtë qysh në afatin e janarit dhe një skuadër angleze ka shfaqur interesim për blerjen e amerikanit.

Bëhet fjalë për Tottenham me në krye Fabio Paraticin, ishin e Juventusit i cili po bën gati një ofertë prej 25 milionë eurosh në drejtim të Torinos që pritet të jetë e mjaftueshme për Biankonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here