Marotta godet përsëri: Transferon yllin e Juventusit me parametra 0!

Shpëtimtari i vërtetë i Interit në sezonet e fundit padyshim që ka qenë Giuseppe Marotta, drejtori i kësaj skuadre i cili ka zhvilluar merkato që ja kanë zili të gjithë skuadrat e mëdha në Europë.

Beppe tashmë ka gati një tjetër goditje në merkato me parametra 0 e kësaj rradhe prej skuadrës së Juventusit.

Problemi i portës me Samir Handanovic i cili ka arritur në një moshë të shtyer dhe nuk po ofron sigurinë e mëhershme.

Neroazzurët kanë gjetur emrin e duhur për ta zëvëndësuar sllovenin edhe atë me parametra 0.

Bëhet fjalë për Mattia Perin i cili po kërkon largimin nga Juventusi sepse nuk po arrin të gjejë minuta në formacionin e parë të Massimiliano Allegrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here