Zgjidhet problemi: Juventus siguron një portier të madh!

Wojciech Szczesny është shndërruar në një problem serioz për Juventusin pasi largimi i tij i mundshëm në fund të këtij sezoni mund të sjellë shumë kokëdhembje për skuadrën e Allegrit.

U përfol shumë për një transferim të Gianluigi Donnarummas nga PSG por ky opsion duket shumë i vështirë për tu realizuar.

Tashmë një emër i ri ka hyrë në skenë.

Bëhet fjalë për Kepa Arrizabalagan e Chelseas i cili po mendon seriozisht largimin nga Stamford Bridge shkaku i formës së tij të dobët.

Ai u transferua nga Athletic Bilbao tek Chelsea në vitin 2018 për një shifër prej 85 milionë eurosh por qysh prej atëherë çmimi i tij ka rënë ndjeshëm.

Kështu që Juventus dhe Chelsea tashmë po diskutojnë për mundësinë e transferimit të tij për një shifër që sillet diku tek 40 milionë eurot.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here