Të dy skuadrat kanë pëlqimin për këtë shkëmbim mirëpo problemi mbetet tek paga e lartë që Christian Eriksen dëshiron.
Papu Gomez ka skuadra që e kërkojnë nga MLS por edhe nga Katari mirëpo dëshira e tij është që akoma të mbetet në Serie A dhe Inter është gati tja plotësojë këtë dëshirë.
Nga ana tjetër Eriksen është i vendosur për të gjetur një skuadër të re ku mund të luajë vazhdimisht dhe pikërisht Atalanta është skuadra që i përshtatet mënyrës së tij të lojës.
Kjo është një situatë ku përfitojnë të dy palët dhe gjithçka pritet të përfundojë gjatë muajit të ardhshëm dhe për danezin përfundimisht po shihet drita në fund të tunelit.